UBT

USAID-i amerikan përkrah Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – USAID-i amerikan e ka zgjedhur Komunën e Gjilanit për realizimin e një pilot-projekti, i cili do të realizohet në shkollën “Thimi Mitko” (për terrenet sportive, oborrit të saj).

Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa tha se ky është një model për USAID-in që të vazhdoj me investime në Komunën e Gjilanit dhe në komuna të tjera të Kosovës dhe në qeveri ngase ata duan të binden se Kosova edhe në nivelin lokal edhe në atë qendrorë ka arritur kapacitete, ka arrit nivelin e përgjegjshmërisë për ta zbatuar me korrektësi ligjin dhe janë aftësuar për të marrë fonde dhe për t`i implementur pavarësisht.

UBT

“Me USAID-in kemi shumë projekte si edhe me donatorë të tjerë që janë në proces dhe atyre që pritet të nisin në këtë fazën e afërt në Komunën e Gjilanit e që janë miliona euro”, tha Mustafa.Ndërkaq drejtoresha e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID-in amerikan, Tanya Urquieta, tha në këtë takim me kryetarin e Komunës, se me këtë pilot-projekt që e kemi zgjedhur Komunën e Gjilanit, është bërë duke u bazuar në shumë parametra dhe është i vetmi i kësaj natyre deri më tani në Kosovë. Qëllimi i këtij projekti është që USAID-i gjatë të ardhmes investimet që i realizon të kësaj natyre do të shkojnë në rritje.

Ky është pilot dhe për këtë ne jemi të interesuar që të jetë shumë i suksesshëm. Po ashtu ne do të bëjmë disa rishikime të resurseve të menaxhimit të financave publike, resurseve njerëzore, prokurimit posaçërisht. Sipas saj, ky projekt do të jetë deri në 100 mijë dollarë dhe për të hyrë në biznes me komunën në këtë rast ne duhet të bëjmë domosdo këto kontrolle. Urquieta ka thënë se ë fakt është një certifikim i komunës që dëshmon se Gjilani ka kapacitete për me menaxhua resurse të qeverisë Amerikane. Pra me një raportim të tillë në qeverinë amerikane tregohet saktësisht për proceset transparente që ekzistojnë në Komunë, prokurimi, proceset financiare, etj./rajonipress.com/