ARKATANA

USAID: Gjilani është komuna që ka pasur ngritjen më të madhe në procesin e gradimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim drejtorin e programit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM), Stephen Carpenter, ku edhe zyrtarisht u bë transferi i pajisjeve dhe inventarit nga projekti i realizuar muaj më parë për komunën e Gjilanit.

Haziri e ka falënderuar drejtorin Carpenter për mbështetjen e jashtëzakonshme për Gjilanin, në fushën e prokurimit, financave, auditimit, personelit e Zyrën e Informimit, në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e madhe me anë të pajisjeve dhe inventarit të ofruar.

Drejtori i programit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM), Stephen Carpenter, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë, ndërsa ka la lavdëruar Gjilanin për përparimin e madh në shumë fusha.

“Ka qenë kënaqësi të bashkëpunojmë me kryetarin Lutfi Haziri dhe zyrtarët tjerë të Komunës dhe jam i lumtur që Gjilani ka ecur shumë përpara brenda tri viteve. Pra, është komuna që më së shumti ka përparuar në fushën e gradimit, nga 44 pikë sa ka qenë në fillim, ka arritur në 67 pikë”, tha ai.

Eco Higjiena

Takimi i sotëm ka qenë lamtumirës për drejtorin e këtij programi pasi që e përfundon mandatin në këtë pozitë, por nga ai dhe zyrtarët e projektit, Afërdita Mekuli dhe Agim Salihu u shfaq zotimi i bashkëpunimit deri ne përfundimin e projektit.

“Besoj që në vitin e ardhshëm Gjilani të arrijë pikët maksimale të gradimit dhe të merresh shembull për komunat tjera”, ka thënë Carpenter.

‘Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse’ (TEAM) është projekt pesëvjeçar i financuar nga USAID që ka filluar me 11 janar 2017 dhe është planifikuar të përfundojë në janar 2022. Projekti është i dizajnuar që të përmirësojë drejtësinë, transparencën dhe mbikëqyrjen e prokurimit duke ofruar asistencë të plotë në të gjitha 38 komunat e Kosovës, me theks të veçantë në pesë komunat që janë në fokus të projektit përmes mentorimit, trajnimit dhe stërvitjes për të përmirësuar llogaridhënien për fondet dhe shpenzimet publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.