HW

Urimi i Sokol Halitit: Pavarësia kërkon angazhim të përditshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Urimi i kryetarit Haliti me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në prag të shënimit të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, festojmë me krenari 18-vjetorin e shtetësisë së vendit tonë. Kjo ditë na kujton sakrificën, qëndresën dhe besimin e palëkundur për liri – një e drejtë e panegociueshme për popullin tonë.

Me përulësi nderojmë dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në shtet formimin e Kosovës, duke kujtuar figurat udhëheqëse si Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, vepra e të cilëve mbetet udhërrëfyes për të ardhmen tonë.

Mirënjohje të veçantë shprehim për miqtë tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, për mbështetjen në rrugën tonë drejt lirisë dhe ndërtimit të shtetit.

Fundamenti

Pavarësia kërkon angazhim të përditshëm. Si kryetar i komunës, do të vazhdoj të punoj me përkushtim për zhvillimin e Vitisë, me synimin për një të ardhme më të mirë dhe perspektivë të qartë evropiane për qytetarët tanë.

Gëzuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.