Urimi i Hahn për MSA-në mes Kosovës dhe BE-së

Zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) mes Kosovës dhe BE-së, ka nisur edhe me urimet që arrijnë nga Brukseli. Është komisioneri evropian për çështje të fqinjësisë dhe negociata për Zgjerim, Johanes Hahn, i cili përmes një postimi në Twitter u ka uruar qytetarëve të Kosovës ditën kur filloi të zbatohet MSA.
“I uroj Kosovës me këtë ditë të madhe, i uroj me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe integrim. Ky është një hap përpara në raportet mes BE-së dhe Kosovës”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij në Twitter, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se “fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje do mund të sjellë reforma dhe përfitime për qytetarët”.
“Marrëveshja është një rast që sjellë përfitim të plotë në raport me BE-në. Kjo duhet të shfrytëzohet në të mirën e të gjithëve”, ka thënë Hahn.