RCCOLA

Urime për paqe e mirësi nga të gjitha xhamitë e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në të gjitha xhamitë e Anamoravës është dhënë mesazhi për paqe, mirësi e dashuri ndaj njëri tjetrit.

Xhamitë e Anamoravës ishin të mbushura me besimtarë për të marrë pjesë në faljen e Kurban Bajramit.

Në xhaminë e madhe në Gjilan ka marrë pjesë edhe Naim Aliu kryetar i BIK-ut për Gjilan i cili ka thënë se çdo festë, përmban në vete mesazhe e porosi, por festa e Kurban Bajramit është një festë shumë e veçantë, sepse mesazhet dhe porositë e saj përçohen jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet zemrave e veprave të mira.

Mobi Casa

”Dita e Kurban Bajramit, është dita që bashkon zemrat e muslimanëve anembanë botës, për të përjetuar me shpirt e me ndjenja gëzimin dhe harenë, duke madhëruar e falënderuar Allahun e Gjithëpushtetshëm për begatitë Tij të dhuruara ndaj nesh. Çdo festë, përmban në vete mesazhe e porosi, por festa e Kurban Bajramit është një festë shumë e veçantë, sepse mesazhet dhe porositë e saj përçohen jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet zemrave e veprave të mira. Kjo festë përmban këshilla e porosi shumë domethënëse të cilat na ndihmojnë për organizimin e mirëfilltë të jetës sonë në këtë botë, ngase në to përfshihet aspekti shpirtëror, ai social e human e përveç tjerash manifestohet me tërë dëlirësinë hyjnore barazia, uniteti, solidariteti e sakrifica. Jeta e njeriut në këtë botë, duhet të jetë një jetë e devotshme, jetë që në vete përmban vlerat më sublime e më madhështore, sepse pa këta komponentë, ajo do ta humbiste kuptimin e saj të vërtetë” ka thënë Aliu.

Ndryshe në të gjitha xhamitë e Anamoravës ka dominuar thirrja për paqe e dashuri ndaj njëri tjetrit./rajonipress/