Eko Higjiena

Urgjentisht të formohet komision miks për Demarkacionin

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti ka thënë se, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, tash urgjentisht mbetet definimi i demarkacionit kufitar Kosovë – Mali i Zi.

“Referuar në gjashtë instrumentet ndërkombëtare kryesore për zgjidhjen paqësore të problemeve midis shteteve, për rastin e demarkacionit kufitar Kosovë – Mali i Zi më i përshtatshmi, më funksionali dhe më i shpejti është institucioni i ‘komisioneve mikse’, ka shkruar Bashkurti në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lisen Bashkurtit:

Uji Dea

Kosova mori mbështetjen e Komisionit të BE-së për liberalizimin e vizave në hapësirën Shengen. Ne përputhje me procedurat vendimmarrëse të BE-së bazuar në Traktatin e Lisbonës dhe në Marrëveshjen Shengen, pas rekomandimit te Komisionit nevojitet votimi i dy institucioneve të tjera të BE-së, Këshillit Evropian dhe Parlamentit të BE-së që rekomandimi i Komisionit të hyjë në fuqi.

Në këtë faze të ndërmjetme Komisioni ka të drejtë të bëjë rekomandime të mëtejshme për t’u konsideruar nga Kosova. Ndër rekomandimet e bëra janë dy: definimi i demarkacionit të kufirit territorial midis Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe hedhja e hapave konkretë kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Për kohën e mbetur deri në qershor urgjentisht mbetet definimi i demarkacionit kufitar Kosovë – Mali i Zi. Referuar në gjashtë instrumentet ndërkombëtare kryesore për zgjidhjen paqësore të problemeve midis shteteve, për rastin e demarkacionit kufitar Kosovë – Mali i Zi më i përshtatshmi, më funksionali dhe më i shpejti është institucioni i “komisioneve mikse”. Këto mund të jenë midis palëve dhe një pale të tretë ose krejtësisht neutrale ndaj palëve.

Meqenëse në rastin në fjalë të dyja palët, Kosova dhe Mali i Zi, kanë shprehur vullnetin e mirë për rishikim të demarkacionit, ngritja e komisionit miks dypalësh është institucioni më i arsyeshëm, më i dobishëm dhe më i drejtë. Është momenti kohor më kritik që të hidhet hapi për këtë çështje me interes të ndërsjellë për të dyja palët. Në diplomaci koha është elementi më i rëndësishëm që lypet të konsiderohet. Qysh në lashtësi është thënë “me jepni kohë që të fitojmë gjithçka”. A po e shfrytëzojmë kohën në rastin e definimit të demarkacionit kufitar Kosovë – Mali i Zi!?/epoka e re/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.