Hidromorava

“Urdhërarrestimet – vepër penale”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajrami Rexhepi, e konsideron si vepër penale shpërndarjen e urdhërarrestimeve ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe tre ministrave të Qeverisë së Kosovës nga aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Kjo për neve nuk është vetëm një lojë, siç e konsiderojnë ata, ose vetëm një instilacion… Por kjo është një vepër penale, se është keqpërdorim i dokumenteve zyrtare të policisë”.

Mobi Casa

“Për mua, kjo është një vepër penale dhe ne kemi kërkuar nga kryeprokurori t’i shqyrtojë çështjet, të konsultojë mirë edhe legjislacionin… dhe me procedurë të rregullt të ngritet akuza ndaj tyre për vepër penale”, ka deklaruar ministri në një emision të KTV-së.

Sa i përket veriut të Kosovës, Rexhepi ka thënë se çështja do të zgjidhet me qytetarët e asaj pjese, duke qenë se është çështje e brendshme e vendit.