HW

Uran Ismaili shqetësohet për mjekët që nuk kanë marrë rrogat me rritje këtë muaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se është i zhgënjyer për zvarritjen e procesit të pagave profesionistët shëndetësor.

Ligji i pagave ishte paraparë të futet në veprim prej këtij muaji, mirëpo ligji është dërguar në Gjykatën Kushtetuese pasi që ka pasur 33 ankesa të dërguara tek Avokati i Popullit për pakënaqësi nga grupe të ndryshme të sektorit publik.

“Tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje”, ka shkruar Ismaili në faqen e tij në Facebook.

UBT

“Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë”

Tutje ai ka thënë se e ka mbështetur këtë ligj që nga dita e aprë dhe që çdo zvarritje është dëshpëruese. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.