Eko Higjiena

Uran Berisha pret në takim konsulentët e GIZ-it gjerman, diskutojnë për Hartën Zonale të komunës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha së bashku me dy zyrtarët nga kjo drejtori, Arif Skovërqani dhe Mehmet Thaçi, kanë pritur në takim konsulentët e GIZ-it gjerman.

Në këtë takim është diskutuar për Hartën Zonale të Komunës së Kamenicës.
Drejtori Uran Berisha ka thënë se deri në fund të vitit do të mbahen dëgjimet publike për këtë çështje.

Fundamenti

“Konsulentët e GIZ-it gjerman kanë prezantuar para nesh draftin e Hartës Zonale të komunës. Në këtë takim janë dhënë komentet dhe sugjerimet nga ana e zyrtarëve tanë. Ndërsa pritet që deri në fund të këtij viti të mbahen edhe dëgjime publike rreth kësaj çështje”, ka thënë ai./rajonipress/