FITORJA

Ura e poezisë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nga Tahir Arifi – Për përzgjedhjen poetike me titull Parnasi me aromë Gjilani , nga një grup autorësh, botuar këto ditë prej Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu” .

“Parnasi me aromë Gjilani”, shënjon individualitete krijuese me vokacione të ndryshme, stile, vizione dhe sensibilitet lirik që buron nga ndjeshmëri të larmishme e perceptime figurative, e që në fakt rrëfejnë mrizin e muzës së poezisë në Gjilan, vendosur në Urën e Maskatarit, këtij simboli-dëshmi të dhembjes e mbijetesës, dhe këtu e tutje shpërndan bekimin që Parnasi i ka falur Gjilanit.

Dymbëdhjetë krijues, rrethuar nga katër mburoja poetike, ndërtojnë këtë libër që fjalën e figurën e bëjnë amë shpirti, nga perlat e artit të tyre shtrihen në tejkohësi, duke rrëfyer njeriun a njeriun e ambientit të tyre, dashurinë si drithërimë e dashurinë si gjakim; dheun, atdheun historik e atdheun ideal, dhe kështu të bashkuara dalin tema e motive, ide e struktura figurative, shkolla poetike e botëkuptime të ndryshme estetiko-letrare, që zënë fill aty te Ura e Maskatarit, ku nis vargu i Mirko Gashit e shqetësohen rimat e Beqir Musliut, ku vdes “bukuria e zezë” e rilind përsëri; aty ku “dashuria kërkon rrugë për të ecur” e synon të mbushë “shportën me yje”… po, po aty ku Agimi ëndërron Lirinë, të rrëzojë atë gur e të bëhet shtatore.

Pikërisht aty, Albinë Idrizi kërkon njeriun të plotësuar me dashuri, e Xhevat Latifi atë “fjalë të mirë” thënë dymijë vjet më parë, ndërsa ironizon yjet mbi blu; aty Aziz Mustafa “çmendet në letër” tek sheh vdekjen e shpirtit njerëzor, duke kërkuar dashurinë, ndërsa Avni Rudaku shpreh protestë ndaj vargut e poezisë, ndaj formalizmave e dehumanizimit.
Në Urën e Maskatarit, Sabiti vazhdon rrëfimin e tij lirik për Çepurin dhe dashurinë, duke lënë mënjanë përkohësisht atë zjarrminë e dheut, ndërsa Mirusha turbullt, qindra vjet pret kthjelltësinë të shohë atdheun e Ibrahim Kadriut.

Mobi Casa

Aty “tëhuajësohet” Musa Ramadani duke kërkuar miqtë, e duke ëndërruar “Vrapuesen e Prizrenit”, teksa metafora e Linditës për vjeshtën mbulohet nga gjethe të verdha e të kuqërremta. Aty simbolet e Bujarit ndjejnë ankth për humbjen e përsëritjen… pikërisht aty Fehmi Ajvazi ndërton ngjyrat e rrejshme të festave e Sevdije Rexhepi bën bashkë mitet për të kuptuar realitetin… Por, po te Ura e Maskatarit është ulur këmbëkryq Ramadan Mehmeti dhe rigjen gjurmët e kohës…

Kështu “Parnasi me aromë Gjilani”, bëhet Gjilani vetë, shpirti i gjallë e i vdekur i tij, i dashuruar e i tradhtuar, i dehumanizuar a çmendur, kërkues e i revoltuar… aty ku ka nisur me Rexhën, Beqën e Mirkon – te Ura e Maskatarit.

Breza të ndryshëm poetësh, përmes “Parnasit me aromë Gjilani”, ndërtojnë Urën e Poezisë, të cilën nuk e kalojmë dot pa e shijuar!./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.