UBT

Ura e përgjakur!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Duhet të jesh me fat nëse ia arrin të dalësh gjallë ditën e nesërme, pasi ke kaluar një ditë apo natë në bodrume e baraka, ku jetojnë familjet shqiptare të dëbuar nga veriu i Mitrovicës.

Lagështira dhe myku mundin ajrin, frymëmarrja nis e të vështirësohet në dhomat ku jetojnë këto familje, ndërsa në korridoret ku banjat e përbashkëta kundërmojnë më shumë nga gypat e vjetruar e as drita nuk depërton, këmbën duhet ta ruash se mos të qëllon në ndonjë gropë sikurse në korridorin e katit të dytë apo dhe atë të tretë që kanë nisur të shemben e të cilat këta banorë i kanë mësuar përmendësh ku janë dhe tash tregojnë kujdes.

United Hospital

Matanë lumit të Ibrit u kanë mbetur pronat dhe shtëpitë. Mijëra familje shqiptare me fëmijë të vegjël, me pleq, nëna kryefamiljare e pa mbështetje po jetojnë të strehuara nëpër podrume, baraka e ndërtesa të vjetra që kanë nisur të shemben.

Me shpresën se një ditë do të kthehen në shtëpitë e tyre, ata po jetojnë të shpërndarë nëpër Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.