Fundamenti

Ura e ndarjes

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Keni dëgjuar për urën “Austerlitz” që ndodhet në Kosovë? Nëse jo, atëherë mësojeni se me këtë sinonim për beteja të përgjakshme pjesëtarët e KFOR-it francez e kanë emërtuar urën qendrore mbi lumin Ibër, qysh kur e patën rinovuar në 2000-n.

Austerlitz është një vend në jugperëndim të qytetit Brno në Sllovaki, ku 209 vjet më parë pati një betejë ndërmjet francezëve dhe austro-rusëve. Francezët, që luftuan nën komandën e Napoleon Bonapartës, e patën fituar betejën. Në kujtim të të rënëve në atë përballje të përgjakshme i është vënë emri edhe një ure që ndodhet në Paris, në afërsi të Kullës së Eiffelit. Pamja e kësaj është përdorur si model nga francezët, kur e kanë rinovuar urën e Ibrit, shkruan Koha Ditore.

RCCOLA

Ka dalë të mos jetë rastësi emërtimi i francezëve që i ishte vënë 15 vjet më parë urës që ndan qytetin e Mitrovicës në dysh. Prej atëherë, ajo është bërë simbol i ndarjes etnike ndërmjet shqiptarëve e serbëve. Ka përbërë arenë të përballjeve, edhe të përgjakshme.

Ura sot nuk është e qarkullueshme. Gjatë gjithë viteve të pasluftës, vetëm në pak muaj ka qenë i mundshëm kalimi nëpërmjet saj. Herë bllokada bëhej me vendim të KFOR-it, ndonëse kjo trupë e NATO-s kishte mision sigurinë e lëvizjes së lirë, herë për shkak barrikadash që viheshin në pjesën e veriut nga serbët, e së fundmi pengesë është bërë një “park” që është ndërtuar mbi urë nga autoritetet komunale të Mitrovicës Veriore, që banohet kryesisht nga serbët…