Eko Higjiena

UP-së, akreditim edhe për doktoratë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ndonëse Universiteti i Prishtinës (UP) kishte kundërshtuar t’i nënshtrohej akreditimit për programet që do të ofrojnë studime të doktoratës, duke iu referuar një shkrese të agjencisë, sipas së cilës Rektorati pretendonte se kishte të drejtë të niste me studime të doktoratës dhe akreditimi të vazhdonte si proces më vonë, ky universitet është dorëzuar më në fund.

Përfaqësues të Rektoratit patën refuzuar t’i stopojnë studimet e doktoratës për shumicën e fakulteteve me arsyetimin se posedojnë leje nga Agjencia për Akreditim e Kosovës (AAK), e cila leje sipas tyre lejoi shpalljen e konkursit për të gjitha drejtimet qofshin dhe ato të paakredituara.

Megjithkëtë, UP-ja u kundërshtua nga Këshilli Kombëtar i Cilësisë (KKC) me arsyetimin se agjencia i ka dërguar një letër Rektoratit, ku e njofton për fakultetet që kanë kapacitete për të organizuar doktoratën, por që sipas zyrtarëve të agjencisë nuk kishte nënkuptuar se mund të fillojnë studimet aty ku nuk ka akreditim.

AAK-ja ka deklaruar se pjesa dërrmuese e fakulteteve tjera brenda UP-së nuk kishte dorëzuar aplikacionet për akreditim të programeve të doktoratës. Kryetarja e KKC-së, Ferdije Zhushi-Etemi pati deklaruar se në letër agjencia e ka vënë në dijeni Rektoratin, se asnjë program doktorate nuk mund të fillojë pas pasur akreditim.

Një muaj pas, UP-ja i “përkulet” AAK-së dhe vendimit të kësaj agjencie se “konkursi mund të shpallet, por pa marrë akreditim nuk mund të nisin studimet në asnjë program”.

Përveç Ekonomikut, Mjekësisë një program, Juridikut dhe drejtimit të historisë që kanë marrë akreditim, asnjë fakultet tjetër, sipas të dhënave të agjencisë nuk ka dorëzuar aplikacion.

RCCOLA

Tani të vetdijshëm se është dashur të jenë pjesë e raundit të parë të këtij procesi në mënyrë që të fillohet me studime në tetor për doktoratë, Rektorati edhe pse kishte paralajmëruar se kjo javë do të jetë vendimtare për t’i publikuar rezultatet e akreditimit për të gjitha fakultetet, ka hequr dorë, duke bërë të ditur se për fakultetet që nuk kanë akreditim do të dilet me vendim në shtator.

Gazmend Shabaj, zyrtar ligjor në Rektorat dhe anëtar i komisionit të doktoratave ka theksuar se në nivel të Rektoratit tash janë duke u shqyrtuar mundësit sesi të gjendet zgjidhja për kandidatët që kanë konkurruar.

Shabaj tha se një nga opcionet është që të shpallen rezultatet edhe për departamentet që nuk janë akredituar, por kandidatët që do të pranohen të nisin studimet pas deklarimit se ka marrë akreditimin nga agjencia.

Ai ka theksuar se rezultatet për konkursin e doktoratës do të shpallen brenda javës. Por, kjo sipas tij, do të ndodh vetëm për drejtimet dhe fakultetet që posedojnë akreditim. Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe departamenti i historisë në Fakultetin Filozofik janë të vetmet njësi që kanë akreditim në UP për doktoratë tani për tani.

Vetëm për drejtimet e Ekonomikut, Juridikut dhe historisë, Shabaj ka thënë se do të publikohen rezultatet e kandidatëve të pranuar për doktoratë në UP, ndërsa gjithë drejtimet në fakultetet tjera që kanë kërkuar me konkurs kandidatë, nuk do të shpallin rezultatet.

Rektorati do të dal për këta kandidatë me vendim në javën e parë të shtatorit. Të gjitha fakultetet tjera përveç Juridikut dhe Ekonomikut që me konkurs kanë shpallur vende studimi në doktoratë do t’i nënshtrohen akreditimit.(zeri)