UP padit Kishën Ortodokse Serbe

Universiteti i Prishtinës ka paditur kishën ortodokse “Sveti Nikolla” në Prishtinë për uzurpimin e 4.27.16 hektar tokë, dhe ndërtim të kishës në pronën universitare.
UP-ja ka kërkuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës, tash Gjykata Themelore, që ti njohë të drejtën pronësore dhe ta detyrojë Kishën Ortodokse që ti kthejë këto prona universitetit, të cilën e ka përvetësuar në kohën e masave të dhunshme, shkruan Koha ditore.
Padia ende nuk është shqyrtuar dhe nuk dihet kur do të ndodh kjo, për shkak të reformimit të sistemit gjyqësor dhe ndërrimit të objekteve, e bartjes së lëndëve nga një objekt në tjetrin. /Indeksonline/