KKVITI

UP-ja vazhdon t’i mbajë shefa uzurpatorët e banesave

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Univeristeti i Prishtinës edhe pse ka ngritur padi kundër shfrytëzuesve të paligjshëm të pronave të tij, përkatësisht shtëpi- banesave në vendin e quajtur “Gropa e madhe”, në Prishtinë, vazhdon edhe më tej t’i mbajë në poste udhëheqëse disa prej të akuzuarve për uzurpim.

Njëri nga ta, Bedri Dragusha, që është dekan i Fakultetit të Bujqësisë, duke pretenduar të arrijë ata që kanë bërë disa kolege të tij me më shumë “muskuj”, i është drjetuar për herë të dytë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës me kërkesën për t’ia lëshuar vendimin për shfrytëzimin e njërës prej shtëpi-banesave të dedikuara për stafin akademik.

Uji Dea

Herën e parë Këshilli Drejtues i këtij institucioni kishte refuzuar aprovimin e saj, me arsyetimin se nuk mund të marrë vendim pa verdiktin e gjykatës./Koha Ditore/