Hidromorava

UNMIK-u jep donacion edhe për Kamenicën

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur zëvendëspërfaqësuesin Special të UNMIK-ut në Kosovë, Robert Sorenson me bashkëpunëtorë, i cili me këtë rast ka sjellë një donacion për zyrën për kthim dhe komunitete. Ky donacion përmban një kompjuter, dy laptop, një printer dhe një kombi. Surdulli, ka falënderuar Sorenson për vizitën në komunën e Kamenicës dhe për donacionin e sjellur kësaj komune.

Shaip Surdulli është ndier komod para përfaqësuesit të UNMIK-ut Robert Sorenson kur ka folur për integrimin e komuniteteve dhe lëvizjen e lirë në këtë qytet .”Ne kalojmë mirë mes veti, dhe në Kamenicë nuk bëhet fjalë për lëvizje të lirë e as për integrime sepse ato janë tejkaluar kaherë “ ka thënë Surdulli. Surdulli ka thënë se Komunën e Kamenicës e kanë mbështetur USAID-i, përmes projektit DEMI, mandej LOGOS-i, Komisioni Evropian, si dhe disa ministri.

Robert Sorenson zëvendëspërfaqësues Special i UNMIK-ut në Kosovë, tha se kam kënaqësinë e veçante që sot jam këtu që tu sjell këtë donacion komunës tuaj, dhe mendoj se ky donacion do të jetë posaçërisht i dobishëm për punën e zyrës për kthim dhe komunitete. “ Dëshiroj të shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim të madh për ju, për punën tuaj dhe për bashkëpunimin që keni realizuar me të gjitha komunitetet që jetojnë këtu dhe ju keni demonstruar se një komunitet- bashkësi përbëhet nga grupe të ndryshme dhe këto grupe e krijojnë një diversitet që është vetëm në dobi të komunitetit si tërësi” u shpreh Sorenson, duke shtuar se llojllojshmëria i jep komunës tuaj një përparësi shtesë, ku përfshihen të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike apo asaj gjinore.

“Të gjitha këta faktorë janë të rëndësishëm që e qojnë komunitetin përpara” tha ai. Sorenson u interesua edhe për gjendjen ekonomike në komunën e Kamenicës dhe ka dashur të dijë se cila fushë do të ishte prioritet për zhvillim ekonomik.

Eco Higjiena

Surdulli, tha se prioritet në komunën e Kamenicës, do të ishte bujqësia për zhvillim të shpejtë ekonomik , pasi që në këtë komunë ka kushte të mira e sidomos për pemëtari, blegtori, prandaj ndihmat në këtë fushë do të mundësonin punësim të madh dhe të shpejtë, e po ashtu komuna e jonë është e pasur me shumë pasuri nëntokësore.

Ndërsa, Dragisha Savic, Nënkryetari i Komunës për Komunitete, falënderoi përfaqësuesin e UNMIK-ut, për donacionin e sjellë për komunën e Kamenicës. Ai në diskutimin e tij shprehu mendimin se komuna e Kamenicës nuk është përkrahur sa e ka merituar. “Mendoj që në të ardhmen duhet të ndihmohemi sa më tepër. Problemi më i madh me të cilin ballafaqohemi në komunën tonë, është situata ekonomike e cila nuk është vetëm problem i yni, por në tërë botën. Besojmë, se në të ardhmen gjendja ekonomike do të përmirësohet” ka shtuar Savic.

Dejan Blagojeviq shefi Zyrës Lokale për Komunitete, falënderoi për donacionin e dhënë, duke thënë se ky donacion është tejet i nevojshëm për ta, duke thënë se ka edhe nevoja të tjera. “Të premten së bashku me Dragishën, në bashkëpunim me UNHCR-in, do të shkojmë në Shkup, që ta vizitojmë kampin me refugjat nga komuna e jonë dhe do t`i njoftojmë ata për gjendjen e sigurisë në komunën tonë. Besoj se në janar të shpërngulurit në Shkup do ta vizitojnë komunën tonë, kurse, komuna e jonë i ka ndarë 22 troje për komunitetin romë” ka thënë Bllagojevic./rajonipress/.

Mund të ju interesoj: