Fundamenti

UNMIK-u ende “gjallë” dhe i dëshirueshëm për zyrtarët serb në Artanë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i komunës së Novobërdës, Ivanoviq gjatë ditës së djeshme ka pritur përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë z.Stefen Felbrih dhe Sreqko Bogajqeviq.

Qëllimi i kësaj vizite në komunën e Novobërdës ka qenë njohja me rrjedhat e organizimit rreth përgatitjes festive me rastin e inaugurimit të shtëpisë së sigurt për grat viktima të dhunës në familje në fshatin Bostan.

Mobi Casa

Stefanoviq gjatë takimit i njoftoi përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë me aktivitetet aktuale të cilat po implementohen dhe njëherit u shpreh edhe me rastin e ardhjes së zëvendës përfaqësuesit special të Sekretarit Gjeneral të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë z.Roberta Pulvera.

“Zyra e UNMIK-ut në Kosovë deri më tash në shumë mënyra ka përkrahur Komunën e Novobërdës dhe pa mas i falënderojmë, kurse vizita e zyrtarit të lartë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë është një mundësi/rast edhe më mirë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm”, theksoi z.Ivanoviq thuhet në njoftimin e komunës së Novobërdës./rajonipress/