Universiteti i Shefieldit, 50 bursa për kosovarë

Universiteti i Shefieldit në Selanik ka ndarë 50 bursa për studentët kosovarë: 20 për studentë të nivelit bachelor, 20 për studentë master, 10 bursa për MBA si dhe 5 bursa për doktorantë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Sheffieldit, City College me seli në Selanik, Ioannis Ververidis, sipas të cilit parashihet ndarja e 55 bursave për studentët kosovarë.
“Është hera e katërt që po bëjmë një marrëveshje të tillë dhe kjo do të thotë se po favorizojmë studentët tanë që kanë vullnet dhe dëshirë për të studiuar në këtë universitet, i cili radhitet në mesin e 66 universiteteve më me emër në botë”, theksoi ministri Buja me rastin e nënshkrimit të protokollit.
Në vazhdim, ministri Buja përmendi faktin se me këtë marrëveshje studentëve iu mundësohet të përfitojnë 55 bursa të niveleve bachelor, master, MBA (për të punësuarit në sektorin publik) dhe doktoratës, që të kryejnë studimet dhe hulumtimet e tyre në Universitetin e Sheffieldit në Selanik.
“Ne jemi shumë falënderues rektorit dhe gjithë stafit të këtij universiteti, sepse studentët që dalin nga ky universitet kanë njohuri solide dhe një pjesë e tyre janë të kyçur në institucionet tona shtetërore”, tha Buja.
Edhe rektori Ioannis Ververidis u shpreh i lumtur që i është dhënë mundësia për të vazhdojmë bashkëpunimin në këtë stad të studimeve.
“Jam i lumtur që mund të vazhdojmë me këtë skemë të rëndësishme për ndarjen e bursave dhe se shpresojmë që t’u japim mundësinë studentëve të talentuar kosovarë, një rast të veçantë që të kenë studim të kualitetit të lartë dhe të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë”, tha ai.
Studentët e programeve bachelor, master MBE dhe doktoratë, sipas Ververisdis, kanë mundësinë që të studiojnë në Universitetin ndërkombëtarë në Selanik, i cili rangohet në vendin e 66-të universiteteve më të mira në botë dhe një ndër 20 universitetet e para në Evropë.
“Pra është një universitet që ka dhënë pesë fitues të çmimit Nobel” , u shpreh rektori Ververidis.
Ndryshe, sipas kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë bursa : 20 studentë të nivelit bachelor, 20 studentë master, 10 bursa MBA si dhe 5 bursa për doktorantë.(albinfo)