ARKATANA

Universiteti i Prishtinës, në tetor me rektor të ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me një urdhëresë administrative u ka hapur rrugë zgjedhjeve, të cilat në tetor sjellin rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, duke prishur kështu vendimin e Këshillit Drejtues për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre studentore në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i ministrit Ramë Buja, Ragip Gjoshi , i cili ka thënë se ministria e arsimit ka nënshkruar udhëzimin administrative që hap shtigje dhe rrugë për të pasur zgjedhje të mirëfillta dhe të drejta.

“Zgjedhjet studentore mund të mbahen. Ka afat optimal dhe të mjaftueshëm gjatë kohës kur studentët janë në procesin mësimor gjatë vitit akademik.

Uji Dea

Do të thotë ato mund të përfundojnë para majit. Sidoqoftë, për afatet dhe të tjerat edhe pse ne me sa jemi të njoftuar organet e universitetit kanë shpallur zgjedhjet studentore, por me udhëzimin administrative garantohet që 1 tetori të jetë dita e fundit ku në rektorat do të jetë rektori i ri dhe gjitha organet e reja universitare”, ka thënë Gjoshi për Kosovapress.

Ai sqaron se pse nuk kanë përfillë vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të ndryshimit të statutit të UP-së, duke thënë se kanë marr këtë vendim pasi që statusi i Universitetit të Prishtinës kërkon një procedurë të miratimit duke përfshirë edhe ratifikimin në Kuvendin e Kosovës, i cili edhe mund të vonohet.

Ndryshe, protesta e paralajmëruar e studentëve për ditën e mërkurë, për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve nuk do të mbahet, pasi që organizatat studentore tashmë kanë filluar përgatitjet e tyre teknike për zgjedhjet studentore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.