Mobi Casa

Universiteti i Gjilanit urë lidhëse mes bizneseve kosovare dhe tregut ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Universitetin e Mariborit në Slloveni dhe me Shoqatën e verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, tani disa prodhues të verërave në Kosovë do të marrin pjesë në garat e 10-ta ndërkombëtare që do të mbahen më 16 shtator 2017, në Maribor të Sllovenisë.

Këto marrëveshje janë mundësi e mirë që edhe verëtarët e Kosovës të mund të marrin pjesë në garën ndërkombëtare të verarisë, ngjarje kjo mjaft e rëndësishme, e sidomos duke i dhënë mundësinë verëtarëve të Kosovës të plasojnë verërat e tyre në tregun e Unionit Evropian, e posaçërisht kur Kroacia po pengon pasimin e verës Kosovare në këtë vend.

Garat e 10-ta ndërkombëtare të verërave do të organizohen nga Universiteti i Mariborit dhe Universiteti “Kadri Zeka”, në të cilën do të marrin pjesë gjithashtu mbi 10 vende të Unionit Evropian, të cilat do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në këtë garë.

Uji Dea

Poashtu këto bashkëpunime do të shtrihen edhe në fusha të tjera si: organizimi i tryezave debatuese, organizimi i konferencave, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me tema që janë me interes të përbashkët për të dyja palët.

Universiteti “Kadri Zeka” çdo ditë e më shumë po krijon mundësi të reja për studentët, profesorët, por gjithashtu edhe për bizneset kosovare që tregun e punës ta zgjerojnë në nivel ndërkombëtar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.