Fundamenti

Universiteti i Gjilanit të përmbush nevojat edhe të Preshevës, Bujanocit dhe Kumanovës

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Refik Hasani – Rajonit të Anamoravës i është dashur një universitet publik menjëherë pas vitit 1999 . Pas universitetit publik të Prishtinës , në Gjilan është dashur së pari të themelohet një universitet e tek pastaj në qytete tjera të Kosovës.

Kjo ishte nevojë dhe domosdoshmëri e kohës pas rrethanave të krijuara pas luftës së Kosovës dhe luftës të zhvilluar në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

Gjilani kufizohet dhe është i vetmi qytet si qendër e Rajonit , por që e ka edhe një specifik sepse kufizohet me dy shtete në këtë rast me Maqedoninë dhe Serbinë , pra është një trekëndësh që lidhet me Kumanovën-Preshevën–Bujanocin por edhe si Rajon i Anamoravës lidhet dhe kufizohet me Medvegjën .

Drejtimet që duhet t`i ketë është, si të : Edukimit , Ekonomik , Juridik , Administratë publike , Gjeodezi si dhe Mjekësi këto do të jen drejtimet vitale që interes kombëtar dhe strategji është për shkollim e arsimim të kuadrove të tri Rajoneve apo Krahinave tona shqiptare .

Këto tri rajone jemi duke pësuar humbje, kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera si që është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatik Shqiptarë. Dihet mirëfilli se me shkollim do të ngrisim kapacitetet tona dhe do të përfitojmë si në : Komunikim, integrim, zhvillim ekonomik dhe hapja e shumë perspektiva të këtyre tri rajoneve. Mbi të gjitha rolë të madh hapja e këtij Universiteti është ndihmesa , si për :
– I- Rajonin e Anamoravës Gjilan, Kamenicë,Viti dhe Novobërdë ,
– II- Dy Komunat e Krahinës e shqiptarëve atë të Bujanocit dhe Preshevës dhe
– III- Banorët e Rajonit të Komunës dhe Likovës.

Është e pajustifikueshme mungesa dhe zhegitja e një universiteti publik edhe këto skaje të hapësirës etnike shqiptare është dashur ta kemi një universitet pasi këto pjesë të cekura kemi mbetur për qëllime politike pa u lidhur me nyjën hekurudhore Bujanoci dhe Presheva nuk janë të lidhura as me Gjilanin e as me Prishtinën, Kumanova dhe Likova po ashtu nuk lidhen fare me Gjilanin dhe Prishtinën, Gjilani, Kamenica, Vitia dhe Novobërda nuk janë të lidhur në mesë veti e as me Prishtinën si duhet .

Uji Dea

Jo vetëm që nuk jemi të lidhur me nyjën hekurudhore, por edhe me rrugën automobilistike këto qytete lidhen me rrugë të rendit të katërt e pestë. Këto vendbanimeve të përmendura të tri Rajoneve përbëjnë një trekëndësh kufitarë nga tri shtete të tanishme dhe janë me një domethënë të madhe, kulturoro-historike dhe ekonomike .

Universiteti duhet të jetë plotësim dhe përmbushje për këto tri rajone ku do shtohej komunikimi në mes të tri Rajoneve,në dy anët e kufirit të banuar me popullatë shqiptare . Do të afrohen këto tri skaje të trungut shqiptarë që të afrohen edhe më shumë në mesë veti . Përveç kësaj edhe më shumë do të shtohet kërkesa që këto tri rajone apo Krahina shqiptare të lidhen edhe me Autostradën e kombit që pastaj do të jetë rrumbullakimi i gjithë kësaj si dy investime më kapitale dhe strategjike si dy investime të gjithëmbarshme ndërshqiptare në të gjitha kuptimet e jetës.

Themelimi i Universitetit publik të Gjilanit dhe lidhja me autostradën është jetësimi i një ëndrre të shumë gjeneratave nga shekuj me radhë për realizimin e komunikimit ndërshqiptarë . Pastaj do të shtohej qarkullimi i lirë i të gjitha vlerave pa pengesa dhe barriera edhe të produkteve ushqimore dhe industriale. Ne që jemi nga këto rajone,jemi ngopur me pengesa ,për gjysmë shekulli të sundimit të sistemin komunist Jugosllavë nuk është investuar fare në këto rajone. Ishte interes i shkruar dhe i praktikuar që të vështirësohej komunikimi i këtyre komunave shqiptare.

Tashmë është momenti i fundit të ndërrojmë qasjen dhe kërkohet integrime shqiptare, çmimi i këtij integrimi është arsimimi,shkollimi dhe zhvillimi duke u rregulluar infrastruktura moderne rrugore,hekurudhore dhe ajrore . Ne popullata nga këto tri rajone apo Krahina për momentin përveçqë universitetit dhe autostradës nuk po kërkojmë, që të kemi :
-Ndonjë aeroport të nivelit ndërkombëtarë
-Ne banorët e këtyre tri Rajoneve nuk jemi duke kërkuar që Lumin Mirusha ta bëjmë të lundrueshëm si kanalin e Suezit dhe të lidhemi me një dalje në det përmes tij,
-Ndonjë tunel të llojit ,, kalimashi 2 ”’ , që do ta lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën nën dhe nyja hekurudhore për qarkullimin e trenit që do ta lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën stacionet të jenë nëntokësore,
– Konkretizimin – ndërtimin e ndonjë metro që qytetin e Medvegjës do ta lidhim me Prishtinën dhe Kamenicën apo ndërtimin e ndonjë nyje të tramvajit që lëviz në metro,
– Nuk po kërkojmë që këto tri Krahina – Rajone të lidhemi më përçuesit e teleferikut për skijime për Brezovicë, tërë Bjeshkët e Nemuna duke përshkruar malet e thepisura shqiptare .

Këto janë projekte që as Japonia nuk mundë t`i financoj, por neve banorëve nga këto tri Krahina na duhet që sa më parë të filloj së punuari Universiteti publik, por dhe sa më par të fillohet të studiohet fizibiliteti për fillimin e ndërtimit të autostradës që të lidhemi me detin Adriatik dhe rrugët e tjera të kombit tanë .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.