Eko Higjiena

Universiteti i Gjilanit takon delegacionin nga James Madison University i SHBA-ve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priten në takim një delegacion nga James Madison University nga Virxhinia e SHBA-ve, të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Delegacioni i JMU-së përbëhej nga profesorët: JoAnne Brewster, Michael Stoloff, Vesna Hart dhe Ahmet Shala.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe drejtues te Universitetit te Ferizajt.

Kjo vizite ka patur për qellim shkëmbimin e informacionit midis JMU dhe Universitetit “Kadri Zeka” për të identifikuar interesat dhe mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim.

Rektori Bajram Kosumi ka falënderuar profesorët nga JMU për vizitën, ndërsa në fjalën e tij është koncentruar në paraqitjen e një historiku të shkurtër të Universitetit “Kadri Zeka”, dhe punës e aktiviteteve të Universitetit.

Ai tha se si Universitet jemi të gatshëm për bashkëpunim sidomos sa i përket mobilitetit të studentëve dhe profesorëve dhe mundësisë së organizimeve të ndryshme të përbashkëta.

ARKATANA

Më pas delegacioni nga James Madison University (JMU) ka vazhduar takimin edhe me stafin e rregullt akademik dhe studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”.

Në këtë takim secili drejtues nga katër Fakultetet e UKZ-së, Gëzim Tosumi dekan i Fakultetit Ekonomik, Berat Aqifi prodekan i Fakultetit Juridik, Bashkim Dalipi prodekan i Fakultetit të Edukimit dhe Xhevdet Thaçi dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike si dhe prorektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Afrim Loku, kanë prezantuar secili veç e veç aktivitetet e fakulteteve respektivisht Universitetit.

Në anën tjetër, Michael L. Stoloff, dekan në JMU pasi prezantoi Universitetin prej nga vjen, foli rreth mundësive të bashkëpunimit në mes dy universiteteve, duke i vënë theks më të madh mundësive të shkëmbimit të studentëve për studime semestrale apo master si dhe për qasje në librari digjitale në mënyrë që të mundësohen më shumë burime për kërkime shkencore.

Më pas delegacioni i JMU-së ka vizituar hapësirat e punës së Universitetit “Kadri Zeka”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.