Fundamenti

Universiteti i Gjilanit pasurohet me një revistë profesionale studentore

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Deniza Limani kryeredaktore thotë se redaksia ka synime që revista të dal në çdo tre muaj, katër herë në vit, dhe po ashtu në një të ardhme të afërt do të ketë një qasje ndaj temave me rendësi me çështjet gjyqësore, legjislacionit dhe tema tjera që ndërlidhen direkt dhe indirekt me sundimin e ligjit në Kosovë dhe në këtë aspekt studentet do të kenë mundësinë e informimit për çështje të rëndësishme nga jurisprudenca në përgjithësi dhe shprehjen e opinioneve të tyre me ndonjë ese, apo temë hulumtuese.

Deniza Limani kryeredaktore e revistës dhe Gentiana Kqiku sekretare e përgjithshme thanë për rajonipress se si studente të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik të Gjilanit, kanë marr një vendim që të themelojmë Revistën studentore për çështje të studentëve të Fakultetit Juridik të UPGJ-së të emërtuar “Ligji”.

Sipas tyre ky numër inaugurues ka një përmbajte më ndryshe se që do të ketë në numrat tjerë, sepse janë përfshirë më shumë mendime të personaliteteve të gjyqësisë, prokurorisë, avokaturës, profesorëve universitar, studentëve dhe të tjerëve të shprehura përmes intervistave që ka realizuar redaksia e revistës “Ligji”, raporton rajonipress.

Për realizimin e revistës një falënderim shumë i madh i takon, dekanit të fakultetit Juridik profesor Flamur Hysenit që ka përkrahur idenë, dhe këtë nismë me të gjitha mundësitë ku bashkërisht kemi arritur të kemi donator PTK ku kemi hasur në mirëkuptim të plotë të drejtorit ekzekutiv Ejup Qerimit i cili ka shqyrtuar kërkesën e redaksisë së revistës dhe ka miratuar atë.

UBT

Deniza Limani kryeredaktore thotë se redaksia ka synime që revista të dal në çdo tre muaj, katër herë në vit, dhe po ashtu në një të ardhme të afërt do të ketë një qasje ndaj temave me rendësi me çështjet gjyqësore, legjislacionit dhe tema tjera që ndërlidhen direkt dhe indirekt me sundimin e ligjit në Kosovë dhe në këtë aspekt studentet do të kenë mundësinë e informimit për çështje të rëndësishme nga jurisprudenca në përgjithësi dhe shprehjen e opinioneve të tyre me ndonjë ese, apo temë hulumtuese.

Limani tha se revista synon të aktualizojë dhe promovojë idetë, mendimet dhe veprimet e studentëve të fakultetit Juridik të UPGJ-së përmes mendimit kritik studentore për çështje aktuale dhe tema të ndryshme të fushës së drejtësisë në vend, rajon dhe botë.

Revista ka për qellim të hapë një dritare të shprehjes së mendimeve profesionale gjatë kohës së studimeve për procese të caktuara profesionale debatuese, madje edhe duke kombinuar edhe me intervista të profesionistëve dhe shkencëtareve të së drejtës.

Me revistën “Ligji” dëshirojmë që të dëgjohet zëri i studentëve, themi kështu sepse ka shumë studentë me shumë ide dhe me punime, por nuk kanë se ku të drejtohen. Tashmë me revistën “Ligji” kanë se ku të drejtohen, ndërsa tashmë ka një adresë për gjithë punimet e tyre, e, kjo është revista studentore “Ligji” thotë Limani ./rajonipress/