Mobi Casa

Universiteti i Gjilanit organizon ceremoninë e parë të diplomimit të studentëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rreth 6000 mijë student, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan i themeluar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës më datë 6 mars 2013, ndjek përsosmëri në hulumtim dhe mësimdhënie. Të premtën duke filluar nga ora 12:00 në hallën e sporteve “Bashkim Selishta” organizohet Ceremonia e parë e Diplomimit të Studentëve.

Universiteti “Kadri Zeka” përpiqet për të mbështetur cilësinë më të lartë në të gjitha aktivitetet e saj. UKZ në Gjilan, udhëhiqet nga Parimet e Arsimit të Lartë Europian (HEAL) të cilat janë bazë e programeve studimore dhe syllabuseve të të gjitha programeve dhe fakulteteve.

UBT

Universiteti “Kadri Zeka” ofron mundësi të shkëlqyera për mësim dhe përbëhet prej katër njësive akademike me shtat programe studim Bachellor të akredituara deri në vitin 2019, dhe dy programe të studimit master, në të cilat studiojnë rreth 6000 studentë

Ndryshe, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor ka Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing, programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, kurse në studimet master ofron programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.