ARKATANA

Universiteti i Gjilanit dhe IKAF nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan bashkë me Institutin KAF, në rrugëtimin drejt krijimit të mundësive sa më të përshtatshme dhe cilësore për kualifikimin dhe zhvillimin profesional të studentëve në bazë të standardeve dhe vlerave më të larta profesionale, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar nga Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit KAF Bujar Krasniqi, është bashkëpunimi profesional për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e kontabilitetit dhe financave, shkëmbimin e përvojave në fushën e kontabilitetit, auditivit dhe financave, si dhe certifikimin e studentëve të diplomuar të Fakultetit Ekonomik.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi tha se nënshkrimi i marrëveshjes me IKAF-in, si një institut i kontabilistëve dhe i audituesve, i jep nuanca të veçanta bashkëpunimit në shkëmbimin e eksperiencës, duke fituar përvoja të ndryshme edhe studentët e Universitetit tonë.

Uji Dea

Kurse Drejtori Ekzekutiv Bujar Krasniqi, theksoi se do të përkrahë Universitetin “Kadri Zeka” në drejtim të zhvillimit profesional në bazë të standardeve profesionale, duke ju mundësuar studentëve që në sajë të njohurive të marra, të akumulojnë aftësitë e nevojshme duke rritur potencialin e tyre për punësimin në kompani e organizata private apo publike, vendase ose të huaja, prodhuese ose të shërbimit, si specialist i fushës përkatëse të studimit duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të kontabilistit, financierit apo menaxherit të biznesit.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit palët u dakorduan që në një të ardhme të afërt do të ulen të diskutojnë drejt mundësisë së bashkërendimit të kutikulave konform SNE 2 (Standardi Ndërkombëtar i Edukimit për përmbajtjen e kurikulës për zhvillimin profesional të kontabilistëve dhe auditorëve) i dalë nga bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit në Kontabilitet (IAESB) dhe direktivës Nr. 8 të Bashkimit Evropian për ofrimin e studimeve sa më cilësore në fushën e Kontabilitetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.