RCCOLA

Universiteti i Gjilanit arrin marrëveshjen e parë ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa i përket fushës së bashkëpunimeve ndërkombëtare rektori Arben Dërmaku tha se kanë qenë aktiv duke bërë edhe nënshkrimin e parë të një marrëveshjeje ndërkombëtare me Universitetin e Nigdes nga Turqia, duke pasur mysafir Rektorin Adnan Gorur në Gjilan. Gjithashtu jemi duke punuar në drejtim të nënshkrimit të marrëveshjeve tjera të cilat i konsiderojmë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të punës në Universitetin Publik të Gjilanit tha ai.

Universiteti Publik i Gjilanit është duke zhvilluar aktivitetet e veta me rregull, dhe në këtë kuptim duhet të përmendim, zhvillimin e mësimit me një orar të respektuar nga i gjithë stafi akademik dhe studentet. Kështu thotë për rajonipress rektori i këtij universiteti Arben Dërmaku. “Puna përgatitore lidhur me procesin e akreditimit i cili do të bëhet këtë vit akademik në mënyre që me 1 tetor 2014 të jemi të gatshëm për punë edhe me programet e reja që do të jenë risi në Universitet” tha Dërmaku.

Dërmaku tha se në UPGJ po organizohen edhe aktivitete të ndryshme si organizimi i takimeve me folës mysafir, punët tjera organizative që kanë të bëjnë me funksionimin normal të Universitetit.

UBT

Kurse sa i përket organeve drejtuese, Dërmaku tha se kemi një situatë ku kemi ndërtuar të gjitha organet e nevojshme për funksionimin e UPGJ-së që nënkupton funksionimin e Këshillit drejtues, senatit, menaxhmentit ku bënë pjesë zgjedhja e prorektorëve dhe koordinatorëve të fakulteteve, si dhe rekrutimin e stafit administrativ në krye me sekretarin e përgjithshëm të Universitetit.

Duke folur për angazhimin e kuadrit mësimor Dërmaku tha se tek angazhimi i stafit akademik duhet të kemi parasysh se ne kemi filluar me vitin e parë në këtë vit akademik , prandaj edhe angazhimet që i kemi kryer kanë të bëjnë me vitin e parë që ka filluar mësimin më 1 tetor 2013. “Meqenëse jemi Universitet i ri ne kemi shfrytëzuar gatishmërinë e stafit të UP-së për të plotësuar nevojat tona shtesë nga ato që ne kemi në dispozicion potencialet vendore. Stafi i angazhuar për vitet 2, 3 dhe 4 vjen nga angazhimet që i ka bërë Universiteti i Prishtinës, meqenëse studentët e këtyre viteve konsiderohen studentë të tyre në kuptimin legal kurse organizimin teknik të mësimit e ofron Universiteti i Gjilanit” sqaroj Dërmaku.

Kurse sa i përket fushës së bashkëpunimeve ndërkombëtare Dërmaku tha se kanë qenë aktiv duke bërë edhe nënshkrimin e parë të një marrëveshje ndërkombëtare me Universitetin e Nigdes nga Turqia, duke pasur mysafir Rektorin Adnan Gorur në Gjilan. “Gjithashtu jemi duke punuar në drejtim të nënshkrimit të marrëveshjeve tjera të cilat i konsiderojmë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të punës në Universitetin Publik të Gjilanit” tha Dërmaku./rajonipress/