Unitedi të përdorë Januzajn për transferimin e yllit të Dortmundit
Manchester Unitedi është duke u interesuar për Marco Reus.
Edhe pse tashmë është mbyllur afati kalimtar, Manchester Unitedi ende po mendon për përforcimin e radhës.
Sunday People shkruan se Unitedi është duke konsideruar transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.
Për të arritur deri te gjermani, Unitedi është gati që të përdorë edhe kosovarin Adnan Januzaj, që gjatë kësaj vere u huazua në Dortmund.
Probleme mbetet vetëm forma e Januzajt dhe në rast se ai përshtatet në futbollin gjerman, atëherë një lëvizje e tillë është shumë e mundshme. /Express


