United: Ja e ardhmja e Januzajt
Sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, është në planet e trajnerit Luis Van Gaal dhe nuk do të largohet, duke hedhur kështu poshtë spekulimet e mediave.
Këtë e ka pranuar vetë trajneri holandez, i cili është shprehur se United nuk po kërkon te transferojë sulmues, pasi ata tashmë kanë lojtarët si, Rooney, Hernandez, Januzaj dhe Wilson.
“Ne kemi mjaft sulmues si, Rooney, Hernandez, Januzaj dhe Wilson. Një sulmues nuk është synimi ynë për këtë verë”, ka deklaruar holandezi. /Telegrai/


