UBT

United Hospital sjell paketën profesionale për diagnostikimin e infertilitetit – Hapi i parë drejt prindërimit fillon me një vlerësim të saktë hormonal

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Rruga drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë prindër fillon me diagnostikim të hershëm, profesional dhe të bazuar në evidencë shkencore. Në një kohë kur infertiliteti po prek një numër gjithnjë e më të madh çiftesh, identifikimi në kohë i çrregullimeve hormonale mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për planifikimin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për një shtatzëni të suksesshme.

Duke ndjekur standardet më bashkëkohore të mjekësisë riprodhuese, United Hospital, përmes Departamentit të Gjinekologjisë, prezanton Pakon 1 për Sterilitet, një program gjithëpërfshirës diagnostikues që u mundëson pacienteve të kenë një analizë të detajuar të profilit hormonal dhe gjendjes së tyre riprodhuese, me një zbritje prej 30 për qind.

Kjo paketë është ndërtuar për të ofruar një vlerësim të plotë klinik dhe laboratorik, duke ndihmuar specialistët të identifikojnë me saktësi shkaqet hormonale që mund të ndikojnë në fertilitet.

Pakoja përfshin:

Vizitë specialistike dhe ultrazë gjinekologjik;
Analizat e hormoneve të fertilitetit: FSH, LH, Estrogjen, Progesteron, Prolaktinë, Testosteron, Androstendion (AND), DHEA-S dhe 17-OH Progesteron;
Profilin e plotë të funksionit të tiroides: FT3, FT4, TSH, Anti-TPO dhe Anti-TG, parametra thelbësorë për funksionimin normal hormonal dhe shëndetin riprodhues.

Specialistët theksojnë se diagnostikimi i hershëm është një nga armët më të fuqishme në trajtimin e infertilitetit. Shumë çrregullime hormonale mund të menaxhohen me sukses kur zbulohen në kohën e duhur, duke rritur ndjeshëm mundësinë e realizimit të shtatzënisë dhe lindjes së një fëmije të shëndetshëm.

Mobi Casa

Në kuadër të kësaj oferte, çmimi i paketës është ulur nga 141 euro në vetëm 98.70 euro, duke u krijuar çifteve një mundësi më të lehtë për të investuar në shëndetin e tyre riprodhues pa bërë kompromis me cilësinë e shërbimeve mjekësore.

Në United Hospital, çdo pacient trajtohet me profesionalizëm, etikë mjekësore dhe kujdes të individualizuar, duke kombinuar ekspertizën e gjinekologëve, diagnostikimin modern laboratorik dhe teknologjinë bashkëkohore në shërbim të shëndetit riprodhues.

Mos lejoni që pasiguria t’ju largojë nga ëndrra juaj. Një kontroll i saktë sot mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri nesër. Sepse çdo rrugëtim drejt prindërimit nis me një vendim të mençur dhe me besimin tek mjekësia moderne./rajonipress/

📞 Rezervoni termin tuaj: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 United Hospital, M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.