United do ta huazojë Januzajn

Mediat britanike kanë njoftuar sot se Adnan Januzaj pritet të huazohet gjatë janarit.
Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, pasi nuk po arrin të gjej hapësirë për të luajtur titullar me Manchester United, mund të huazohet gjatë janarit.
Kështu ka njoftuar sot e përditshmja britanike, Mirror, sipas së cilës, Adnani është në kërkim të një klubi të ri.
Januzajt iu limituan minutat në fushë te Djajtë e Kuq, pas transferimit të Angel Di Marias.