Hidromorava

“Unioni” i rindërtuar s’është më monument

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Objekti i ngjashëm me atë që dikur ishte monument mund të konsiderohet vetëm kujtim për një të tillë. Ky është vlerësimi që japin ekspertët e trashëgimisë kulturore, për ish-hotelin “Union”, për të cilin Komuna e Prishtinës kishte premtuar se objektin e ngjashëm me atë që dikur ishte monument do ta rikthente në muajin shtator.

Punimet që janë bërë deri më tani në objektin e vitit 1927 kanë rezultuar me formësim dhe vënie kulmi të këtij objekti. Por ish-hoteli që tashmë është pronë private, në rreth 80 për qind nuk ka më vlerat e monumentit.

Njohësit e trashëgimisë thonë se objekti i ri është ndërtesë komplet tjetër dhe propozojnë të ngrihet një komision për të vlerësuar nëse “Unioni” vlen të mbetet pjesë e listës me monumente të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Rreth dhjetë milionë euro investime në këto objekt kishin premtuar drejtues të lartë të kompanisë “Benetton”, e cila më 2006 u bë pronare e këtij objekti për 3 milionë e 200 mijë euro. Komuna e Prishtinës në mars të këtij viti kishte dhënë leje për rikonstruktimin e këtij monumenti të mbrojtur me ligj, për projektin që kompania italiane kishte prezantuar në gusht të vitit 2010.

Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinës, ka thënë se e ka përcjellë procedurën e ndërtimit të objektit të ri të ish-hotelit “Union” dhe është bindur se ky objekt nuk është më monument.

Sali Shoshi, drejtor i degës në Prishtinë të organizatës joqeveritare “Trashëgimia kulturore pa kufij” (CHwB), ka thënë se ish-hoteli “Union” është pothuajse objekt tërësisht i ri. Sipas tij, ndërhyrja në “Union” i komprometon vlerat artistike, arkitekturore dhe teknike të ndërtesës përmes përdorimit të materialeve dhe teknikave të reja të cilat nuk janë të njëjta me origjinën e ndërtesës.

UBT

Sipas Shoshit, e vetmja gjë pozitive që në njëfarë mënyre e arsyeton faktin që ish-hoteli “Union” është pjesë e listës me monumentet që mbron shteti, është ruajtja e shkallës urbane në pamjen kah sheshi.

Arkitektja Xhejlane Hoxha, njëherësh drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ka thënë se ish-hoteli “Union” aktualisht ka statusin e monumentit me mbrojtje të përhershme ligjore, por ruajtja e këtij statusi në të ardhmen është çështje që nuk mund të përcaktohet individualisht.

Punimet në ndërtimin e objektit të ish-hotelit “Union”, sipas Komunës së Prishtinës, i ka mbikëqyrur komisioni në përbërje të të cilit është Burbuqe Bakija – Deva dhe Mirushe Sejdullahu. Por asnjëra prej tyre nuk ka dhënë përgjigje ndaj kritikave të ekspertëve.

Shkëlzen Dragaj, këshilltar i ministrit të kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se miratimi për projektin e ish-hotelit “Union” është dhënë nga Komisioni për Konservime dhe restaurime qysh në vitin 2010. Pjesë e këtij komisioni kanë qenë Agim Gërguri, Burbuqe Deva, Drenushë Behluli, Haxhi Mehmetaj, Rrezarta Loxha dhe Artan Hoxha.

“Dhe monumenti vazhdon të jetë në listën e mbrojtjes së përkohshme. Propozimet në listë siç e dini kanë ardhur nga qendrat rajonale të trashëgimisë”, ka thënë Dragaj.

Komuna e Prishtinës ka qenë ajo që kishte dhënë leje për rikonstruktimin e këtij monumenti të mbrojtur me ligj. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.