ARKATANA

“Unë jam zot shtëpie”, shqiptari i dehur rrah gruan në Itali, kërcënon me vdekje policët

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Ai ka kërcënuar dhe fyer policët dhe më pas ka tentuar t’i godasë.

Gjithçka nisi me një denoncim pasditen e së enjtes. Shqiptari është denoncuar nga kunata pasi po zihej me motrën e saj.

Mediet italiane bëjnë me dije se burri ishte në gjende të dehur.

Policët i ranë në mënyrë këmbëngulëse ziles së derës dhe në momentin që e hapi shqiptari dukej i inatosur.

Fundamenti

Ai shqiptonte vazhdimisht fraza të pakuptimta dhe përsëriste se ishte ai zoti i shtëpisë.

Shtëpia e tij ishte përmbysur dhe nuk kishte njeri brenda. Gruaja e tij së bashku me tre fëmijët u gjet nga agjentët në rrugë duke qarë.

Ajo tha se burri ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe mes tyre kishte lindur një debat i ashpër që më pas e kishte detyruar të largohej nga shtëpia me fëmijët.

Në momentin e arrestimit 42-vjeçari sulmoi policët. Madje rrugës për në komisariat ai vazhdoi t’i kërcënonte efektivët me vdekje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.