“Unë jam shqiptar Kosove, gjaku nuk bëhet ujë”

Nga Marin Mema – Unë jam shqiptar Kosove sepse stërgjyshërit e mi kanë dhënë shpirtin për ketë vend. Unë jam shqiptar kosove sepse stërgjyshërit e mij nuk shihnin kufij mes Shqiperisë. Unë jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element të masakrave të tmerrshme të bëra mbi vëllezërit e motrat e mija kosovare!

Unë jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zeken, Hasan Prishtinen, Isen e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriiz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Deline, Shaqir Smaken e shumë të tjerë.

Ata janë heronjë për mua!! Ata kanë një gjak me mua!!! Unë jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë, luftuan për të njejtin flamur, sepse në shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qemoti !!!

Unë jam shqiptar Kosove sepse kurrë nuk do të pranoj që historinë të ma bëjë ndonje burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert , Hashim apo diçka tjeter.

Unë jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk bëhët ujë, sepse gjakun edhe pse unë jam nga Kolonja e kam të njejtë me çdo shqiptar kosove !!

E ketë nuk e ndalon askush !! Nuk prishet e perçudnohet historia sepse disa tuafer ( me qëllim) duan të ngrenë pengesa e biles edhe”armë” moderne duke ndezur armiqësi mes të njejtit komb.!!

Nuk dua të di nëse ne pushtet është Edi apo Lulzimi (sepse për çeshtjen kombëtare nuk ka të majtë e të djathtë, nuk ka as flamuj politike), por atë që s’mundet ta ndalojë askush nga këta BURAT me një R është të qenit shqiptar, të menduarit bashkë, të ecurit bashkë, drejt një historie që do apo s’do Enverushi është e përbashkët !!

Historia nuk është loder, nuk është telekomande ku çdo kush mund të shtype stacionin që dëshiron, por është identitet, pasion, ndjenjë, është gjak, është e mbetet HISTORI !!

Ndaj shpesh është më mirë të heshtesh se të broçkullisesh !! Hesht Enverushke është më burrërore se të hollosh zërin e të bësh si burrë!

Ti nuk bëhësh kurrë burrë duke mohuar historinë !! Unë e kuptoj se të jesh pushtetar si këta, nuk të intereson identiteti kombëtar, por kjo s’do të thotë se ne, njerëzit e thjeshtë duhet të hapim rrugë, e të lejojmë këta pseudoshqiptarë të hapin gojë e të nxjerrin te vjella antikombetare !!

Historinë e bëjnë burrat e jo gjysmë burrat !! Unë jam shqiptar kosove dhe i tillë do të mbetem !!!

Ndaj Enverusherit dhe gjithë çeta pas tij duhet të kafshojnë gjuhën nëse nuk u pelqen, duhet ta bëjnë me zorr, sepse fatin e shqiptarëve të Kosovës nuk e vendos askush tjetër përveç historisë që ka drithëruar çdo shtëpi në atë tokë!!

I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? po masakrat , vrasjet, ndyrsite , i ndjeni ???

E pra ato jane shpirtëra, shkuan për të qenë të lirë, e jo për tu drejtuar nga askush që për interesa personale shpik, mohon, hedh poshtë, shkel identitetin, siç po bëjnë ca nga pushtetaret xhepa plotë e shpirt të boshatisur !!!

Unë jam shqiptar kosove e ketë s’ma ndalon askush !! Historia është për burrat e jo për dallaveraxhinjtë!!

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).