UNDP nderon me mirënjohje Fatmir Matoshin
Kamenicë – Të vlerësohet puna e tjetrit është ndër virtytet më të larta njerëzore. Sot jam ndier shumë i lumtur që angazhimi im personal dhe kolegëve të punës është vlerësuar me këtë LETËR MIRËNJOHJE nga Zyra e UNDP-së në Kosovë për bashkëpunimin në realizimin e projekteve të infrastrukturës në Komunën e Kamenicës siç janë Parku i qytetit, Renovimi i Xhamisë “Haxhi Gani Sermaxhaj”, oborrin e kishës ortodokse në qytet, rrethoja e varrezave të komunitetit rom të Berivojcës, Kanalizimi tek banesa në qendër dhe shtimi i sasisë së ujit në qytet Përkushtimi im do të jetë edhe më i madh për Kamenicën pavarësisht se në cilën pozitë do të jem, qoftë brenda komunës ose jashtë saj ka thënë Fatmir Matoshi.
Asnjë tendencë e tjetërkujt për të përvetësuar punën e time nuk më bën të dorëzohem, përkundrazi më jep më shumë vullnet për angazhim. Falënderoj Valon Maliqin me të cilin aplikuam bashkë për këto projekte brenda një afati prej vetëm tri orësh, Uran Berishën dhe krerët e bashkësive fetare për angazhimin e përbashkët në realizim të këtyre projekteve në vlerë prej rreth 250 mijë eurosh të cilat u paguan nga Bashkimi Evropian dhe u implementuan nga UNDP, ka shkruar Nënkryetari Fatmir Matoshi./rajonipress/


