UNDP-ja finalizon një projekt të dobishëm për qytetarët në rrugën Mogillë – Viti
Viti – Bashkëpunimi i mirë mes komunës së Kllokotit dhe UNDP-së ka rezultuar me finalizimin e një projekti dobiprurës për komunitetin në rrugën Mogillë – Viti dhe Verbovc – Skifteraj thotë Hasan Rashiti nënkryetar i komunës së Kllokotit.
Hasan Rashiti thotë se ky projekt ka mundësuar vendosjen e rrethojave të urave në rrugën Mogillë – Viti dhe Verbovc – Skifteraj.
“E falënderojë UNDP dhe Jeta Telin për mbështetje dhe angazhim. Ky projekt zvogëlon rrezikun për qytetarët në lëvizjen e tyre të lirë” tha Rashiti./rajonipress/


