Eko Higjiena

Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në adresimin e tij lamtumirës ka vlerësuar përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, duke theksuar se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme është politike dhe jo ushtarake.Ulutash në deklaratën e tij lamtumirëse të shpërndarë mediave ka rikujtuar se trupat e NATO-s u vendosën në Kosovë në qershor të vitit 1999.

Ai ka theksuar se rreth 55 mijë ushtarë nga 36 shtete erdhën për të kontribuar në vendosjen e paqes, ndërsa që nga atëherë, mijëra pjesëtarë të misionit kanë ndihmuar në krijimin e kushteve për stabilitet dhe zhvillim ekonomik e shoqëror.Sipas tij, situata e sigurisë sot është dukshëm më e mirë sesa në vitin 1999, ndërsa institucionet e sigurisë në Kosovë janë zhvilluar dhe kanë rritur kapacitetet e tyre.

Ai ka vlerësuar rolin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në garantimin e sigurisë publike për të gjitha komunitetet.Megjithatë, Ulutash ka theksuar se KFOR-i vazhdon të jetë reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, me prani në të gjithë territorin dhe i gatshëm të ndërhyjë në rast të rrezikut për përkeqësimin e situatës së sigurisë, njofton Klankosova.tv.

Komandanti ka rikujtuar se NATO-ja, në muajin qershor, njoftoi për përshtatjen graduale të pranisë së KFOR-it, në përgjigje të përmirësimit të situatës së sigurisë.

Sipas tij, ky proces po zhvillohet në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.Ai ka theksuar se NATO-ja mbetet e përkushtuar përmes KFOR-it për të kontribuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

ARKATANA

“Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake. Ajo është politike”, ka deklaruar Ulutash në mesazhin e tij.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij edhe në mbështetje të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, dialogu është korniza për trajtimin e çështjeve të pazgjidhura dhe gjetjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Në letrën e lamtumirës, Ulutash ka falënderuar pjesëtarët e KFOR-it për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe institucionet e vendit, Policinë e Kosovës, organizatat e sigurisë, EULEX-in, Bashkimin Evropian, UNMIK-un, misionin e OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për bashkëpunimin.Shefi i misionit të trupave të NATO-s në Kosovë ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarët e Kosovës për besimin e treguar ndaj KFOR-it, duke e cilësuar nder shërbimin mes tyre.Komanda e KFOR-it do të vazhdojë nën udhëheqjen e gjeneralmajorit italian Roberto Vergori, i cili ka shërbyer më parë në Kosovë.I njëjti do të jetë në krye të misionit më 14 tetor. Në përfundim të mesazhit të tij, komandanti ka theksuar se suksesi i KFOR-it qëndron te bashkëpunimi dhe puna si një ekip i përbashkët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.