HW

Ulutas pret në takim Osmanin – Theksohet angazhimi i KFOR’it për sigurinë në Kosovë dhe rajon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim presidente e vendit, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e KFOR’it, thuhet se Ulutas ka theksuar angazhimin e këtij misioni për të vazhduar kontributin në sigurimin e sigurisë në gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Njoftimi:

Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjenerallejtënant Özkan Ulutaş, priti vizitën e Vjosa Osmanit në Kampin Film City, Prishtinë.

HW

Gjenerallejtënant Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurimin e sigurisë në gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të përmirësuar koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.