Mobi Casa

Ultimatumi i AAK-së për PDK-në!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i jep afat PDK-së që deri në fillim të shkurtit të vendosë për çështjen e koalicionit. Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se fillimi i shkurtit duhet të sjellë edhe përgjigje të saktë nga PDK-ja se çka do të ndodhë më tutje, transmeton KTV.

Sipas tij kjo është me rëndësi jo vetëm për AAK-në por edhe për qytetarët, sepse nuk mund të zgjasin tema të tilla për një kohë të pa caktuar. Ai nuk ka dashur të lëshohet shumë në komente duke thënë se tashmë e kanë të qartë të gjithë qëndrimin e AAK-së për qeverisje me Haradinajn kryeministër.

Mobi Casa

Gjini ka shtuar se kjo parti nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë qëndrim. Ndërkohë kryesia e AAK-së ka vendosur që në këtë parti të fillojë procesi i brendshëm zgjedhor. Gjini ka pohuar se në mbledhjen e e Kryesisë është diskutuar vetëm për këtë proces por jo edhe për çështjen e koalicionit.

Procesi i brendshëm zgjedhor sipas Gjinit do të fillojë nga 15 janari dhe do të zgjas deri me 15 prill kur edhe do të zgjedhën strukturat udhëheqëse të partisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.