Fundamenti

Ulrich: Të avancohen politikat për bizneset

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të programit të Universitetit Publik të Gjilanit, “Guest Speaker”, sot para studentëve të këtij institucioni, ka mbajtur një ligjëratë Laura Dawson Ullrich, me temën “Pabarazia e të ardhurave dhe rishpërndarja”.

Duke folur për rishpërndarjen e pasurisë, përmes sistemit të taksimit, Ullrich tha se kjo ndikon në reduktimin e pabarazinë dhe rritjen ekonomike.

Ndërkaq duke iu përgjigjur interesimeve të studentëve rreth gjendjes në ekonominë kosovare, Ullrich ka thënë se Kosova ka nevojë për avancim të politikave për bizneset, me qëllim të tërheqjeve të investitorëve të huaj.

Mobi Casa

Laura Dawson Ullrich, ka vlerësuar se në Kosovë ka nivel të lartë të papunësisë kurse nga ana tjetër ka një shoqëri shumë stabile, e kjo sipas saj nënkupton kulturë të lartë tek populli kosovar.

Kjo ligjëratë, nga studentët u konsiderua si një mundësi e mirë për ta, për të parë edhe këndvështrimet e profesorëve të jashtëm, për zhvillimet ekonomike në vend./rajonipress/