Hidromorava

Ulpiana Lama merr“Pasdite në Top Channel”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është vendosur tashmë. Ulpiana Lama, do të jetë fytyra e re e “Pasdite në Top Channel”. Lajmi, që qarkullonte prej një jave në qarqet mediatike si një thashethem, është konfirmuar së fundmi për “Bluetooth” nga vetë Ulpiana.

“Po, unë marr drejtimin dhe Dori Dako autorësinë e programit. Ndjej që ka një sinergji të fortë mes meje dhe autores, çka besoj do na bëjë t’ia dalim faqebardhë kësaj sfide televizive.

Nuk e kam takuar ende pjesën tjetër të stafit, ndaj për momentin vetëm kaq mund të them”,- është shprehur gazetarja e njohur për suplementin e së shtunës.

Eco Higjiena

“Pasdite në Top Channel”, prej vitesh sjell risi në prezantim dhe përmbajtje. Programi që nisi me prezantimin e shkëlqyer të Arbana Osmanit, ka pasur në këto vite ndryshime autorësh dhe drejtuesish siç ishte Genta Popa, e cila pati jetëgjatësinë më të madhe në këtë post, apo edhe Lira Burgija, e cila drejtoi emisionin gjatë sezonit të fundit.

Ulpiana Lama merr drejtimin e emisionit të “Pasdites” pas një eksperience shumë të mirë që pati sezonin e shkuar si opinioniste në emisionin e të dielës me Alban Dudushin.

Ulpiana Lama, njihet në botën e medias edhe si sociologe e politologe, përveç eksperiencave të saja si gazetare, redaktore e producente programesh. Lama sakaq ka qenë e angazhuar si zëdhënëse dhe këshilltare politike gjatë kohës kur në Kosovë ishte kryeministër Agim Çeku. (Bluetooth)