UBT

Ulja e gjatë mund t’ua shkurtojë jetën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ulja mund t’ua shkurtojë jetën, paralajmërojnë ekspertët. Kolltukët, karriget e zyrës dhe sofat mund të jenë fatale, është vërtetuar përmes hulumtimeve mjekësore.
Ulja është e lidhur me disa epidemi të botës moderne, si kanceri, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë dhe sulmi në zemër.

Hulumtuesit nga Universiteti Leicester kanë vërtetuar se si koha të cilën e kalojmë të ulur është shumë e lidhur me rritjen e rrezikut nga zhvillimi i diabetit të tipit 2. Karrigia sipas kësaj duhet të përfshihet në listën e vrasësve modernë, si cigaret, pijet dhe drogat e rënda.

Për dallim nga e kaluara, kur njerëzit në pjesën më të madhe kanë qëndruar në këmbë derisa i kanë kryer punët, njeriu modern pjesën më të madhe është i ulur në punë, gjatë udhëtimeve deri në punë, gjatë shujtës, në kafene ose në kolltukun e dhomës së ditës. Mesatarisht, njeriu modern kalon 10 orë i ulur.

Fundamenti

Nga universiteti Leicester paralajmërojnë se si ulja për një kohë më të gjatë bën që trupi të akumulojë nivelin e lartë të rrezikshëm të sheqernave dhe yndyrave në gjak, çka konsiderueshëm rrit rrezikun nga prekja me diabet të tipit .

Sipas studimit të publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine” janë theksuar rezultatet në të cilat, thuhet se si njerëzit të cilët qëndrojnë ulur 11 apo më shumë orë në ditë kanë 40 për qind rrezik më të madh për të vdekur tri vjet më herët në krahasim me ata që qëndrojnë ulur katër orë në ditë.

Lëvizja përmirëson qarkullimin dhe nxit shpërbërjen e yndyrave dhe sheqernave në organizëm. Por, nëse puna juaj kërkon që të qëndroni ulur për një kohë të gjatë, ekspertët rekomandojnë që çdo 20 minuta të ngriheni dhe të shëtisni shkurtimisht. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.