Ulen rastet kriminale në Viti

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komandanti i Stacionit Policor në Viti Afrim Halili vlerësoj se gjendja e sigurisë është e mirë dhe stabile, ndërsa kemi ulje të rasteve kriminale dhe atë për 6 %, dhe me këtë konstatojmë se po vazhdon ulja e rasteve kriminale dhe rritja e sigurisë u shpreh Halili.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi është diskutuar rreth gjendjes së sigurisë si dhe është prezantuar një raport i OSBE-së lidhur me ndikimin e sigurisë në procesin e riatdhesimit dhe njohurit e komunitetit për misionin e këtij këshilli. Gjatë këtij takimi është theksuar së në këtë komunë ka ulje të rasteve kriminale dhe atë për 6%.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi njëherit edhe kryesues i KKSB-së tha se sipas informacioneve gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është e qetë dhe stabile, por shtoi se kjo komunë sikurse edhe komunat e tjera përballet me disa probleme të vogla.”Gjendja e sigurisë në komunën tonë në përgjithësi është e qetë dhe stabile dhe me zhvillimi pozitive dhe tani jemi edhe në prag të fund vitit dhe përfundimit të punëve, gjithashtu ju njoftojmë se këtë vit po e përfundojmë suksesshëm dhe atë me shpenzim të buxhetit mbi 98% dhe atë duke ju falënderuar të gjithë mekanizmave në të cilën ka luajtur rol edhe ky këshillë” u shpreh Arifi.

Ndërsa Komandanti i Stacionit Policor në Viti Afrim Halili gjithashtu vlerësoj se gjendja e sigurisë është e mirë dhe stabile. “Gjendja e sigurisë në Viti është stabile dhe e qetë ndërsa kemi ulje të rasteve kriminale dhe atë për 6%, dhe me këtë konstatojmë se po vazhdon ulja e rasteve kriminale dhe rritja e sigurisë” u shperh Halili.

Mobi Casa

Ai shtoi se gjatë këtij viti nuk ka pasur as një rast të vrasjeve. Halili shtoi se fal vetëdijesimit të qytetarëve gjithashtu është shënuar ulje në përdorimin e mjeteve piroteknike, të armëve në ahengjet etj. Komandanti Halili tha se policia e Kosovës në Viti mund të krenohet se gjatë këtij viti ka arritur të ndal tregtimin e narkotikëve në afërsi të shkollave dhe atë sipas tij falë angazhimit të policëve në afërsi të këtyre hapësirave dhe ndihmës së komunitetit.

Ndërsa gjatë këtij takimi është diskutuar edhe rreth çështjeve të tjera të cilat lidhën me sigurinë si përdorimin e mjeteve piroteknike, aksidenteve, përdorimin e narkotikëve etj.

Gjithashtu në kuadër të një projekti të OSBE-së është prezantuar ndikimi i sigurisë në procesin e riatdhesimit, njohuritë e komunitetit për misionin e KKSB-së. /rajonipress/