Hidromorava

Ukë Hashim Salihu, ylli i bamirësisë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – E vërteta është se fshatit Skifteraj (Gjylekar) asnjëherë në të kaluarën nuk i kanë munguar bamirësit. Prandaj Ukë Salihu në këtë drejtim jo vetëm që po e vazhdon këtë traditë të mirë, por bamirësia e tij ka marrë dimensione pakrahasimisht të papara ndonjëherë, jo vetëm në Skifteraj e në Anamoravë, por edhe shumë më gjerë.

“Bamirësia është gjuha që e kuptojnë të gjithë njerëzit.”

“Duart që japin ndihmë janë më të shenjta se buzët që luten.”
(Robert G. Ingersoll)

Humanizmi si virtyt

Humanizmi është një nga virtytet më të larta që e bën njeriun të dobishëm për shoqërinë. Ai shfaqet kur dikush mendon për të mirën e përbashkët dhe është i gatshëm të japë nga vetja për të ndihmuar të tjerët. Në çdo kohë dhe në çdo vend, njerëzit humanë kanë qenë shtyllë e zhvillimit dhe e solidaritetit në komunitet.

Edhe fshati ynë ka fatin të ketë një njeri të tillë, i cili me zemërgjerësi dhe përkushtim po kontribuon me mjete materiale për realizimin e projekteve të ndryshme në të mirë të vendit. Veprat e tij nuk janë vetëm ndihmë konkrete, por edhe shembull frymëzimi për të tjerët. Sepse humanizmi nuk matet me fjalë, por me vepra që lënë gjurmë në jetën e njerëzve.

Njerëz të tillë i japin kuptim solidaritetit dhe e bëjnë komunitetin më të fortë. Në këtë frymë, vlen të vlerësohet dhe të nderohet kontributi i tij i çmuar. Pa dyshim, një i tillë, që nuk po kursen asgjë nga pasuria e tij materiale dhe shpirtërore, është Ukë Hashim Salihu.

Tradita e bamirësisë në Skifteraj

E vërteta është se fshatit Skifteraj (Gjylekar) asnjëherë në të kaluarën nuk i kanë munguar bamirësit. Prandaj Ukë Salihu në këtë drejtim jo vetëm që po e vazhdon këtë traditë të mirë, por bamirësia e tij ka marrë dimensione pakrahasimisht të papara ndonjëherë, jo vetëm në Skifteraj e në Anamoravë, por edhe shumë më gjerë.

Të shkruash, të flasësh e të tregosh për ndihmën dhe bamirësitë që Uka bën për njerëzit e vendlindjes, për ata që kanë nevojë për ndihmë, për projektet që ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme të komunitetit, druaj se nuk mund të thuhet e gjitha që duhet thënë.

Disa nga veprat dhe projektet

Këto janë vetëm disa nga projektet dhe veprat që janë realizuar vitet e fundit në Skifteraj, në të cilat duart, shpirti, zemra dhe ndihma e Ukës janë në themelet e tyre:

Eco Higjiena
  • Busti i dëshmorit Jonuz Zejnullahu – 16 000 € (gjashtëmbëdhjetë mijë euro)
  • Salla e pritjes – 3 000 € (tre mijë euro)
  • Ngritja e akronimit me shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kodrën Golesh – rreth 10 000 € (dhjetë mijë euro)
  • Ndërrimi dhe përtrirja e flamujve dhe shtizave të flamujve te monumentet e dëshmorëve të fshatit – 2 500 € (dy mijë e pesëqind euro)
  • Ndërtimi i shtëpive për nevojtarët në fshat – 13 000 € (trembëdhjetë mijë euro)
  • Projekti në realizim: shtatorja kushtuar dëshmorit Kenan Halimi, e cila do të inaugurohet në përvjetorin e rënies së tij më 13.06.2026 – 7 000 € (shtatë mijë euro)
  • Përkujdesja e vazhdueshme për mbi 10 familje, brenda dhe jashtë fshatit, me gjërat elementare për jetesë.

Ndihmat dhe solidariteti i mërgimtarit Ukë Salihu shkojnë shumë përtej këtyre projekteve të përmendura.

Ukë Salihu, i lindur më 1974 në Skifteraj, është mërgimtar me punë në Hamburg të Gjermanisë që nga viti 1996. Vetëm gjatë viteve 2012–2026, në punë dhe projekte në fshat, ai ka investuar mbi 55 000 € (pesëdhjetë e pesë mijë euro), pa llogaritur ndihmat që u jep njerëzve në formë huaje pa interes dhe pa përfshirë ndihmat për skamnorët edhe jashtë fshatit të tij, në fshatrat e Komunës së Vitisë.

Duke pasur parasysh këto dhe shumë të tjera që nuk u përmendën këtu, del se mërgimtari, bamirësi, humanisti dhe filantropi Ukë Salihu, çdo vit për çështje bamirësie dhuron mbi 10 000 € (dhjetë mijë euro).

Pse e bën Uka këtë?

Për famë? Jo!
Për emër? Jo!
Për prestigj? Jo!
Për ndonjë interes? Jo!

Të gjitha këto bashkëvendasi dhe bashkatdhetari ynë, Ukë Salihu, i bën nga shpirti i tij fisnik, nga dashuria për vendlindjen, nga atdhedashuria për kombin e atdheun, nga ndërgjegjja prej humanisti dhe nga respekti për njeriun.

Sepse bamirësit janë njerëzit që e bëjnë dhimbjen e tjetrit pjesë të ndërgjegjes së tyre.
Sepse një vepër e vogël bamirësie mund të ndryshojë një jetë të tërë.
Sepse bamirësia është ura që lidh zemrat e njerëzve.
Aty ku ka bamirësi, ka edhe shpresë për një botë më njerëzore.

“Aty ku ka dashuri për njeriun, aty fillon qytetërimi.”
(Albert Camus)
A ka shoqëria detyrim ndaj bamirësve?

Po. Shoqëria ka detyrimin moral që t’i nderojë dhe t’i vlerësojë njerëzit që japin për të mirën e përbashkët.

Prandaj propozoj:

  1. Këshilli i fshatit Skifteraj, në emër të të gjithë banorëve, t’i ndajë një mirënjohje publike falënderuese për kontributin e tij mërgimtarit Ukë Salihu.
  2. Këshilli i fshatit Skifteraj të kërkojë zyrtarisht nga Komuna e Vitisë që qytetari i saj, mërgimtari Ukë Salihu, të nderohet me çmimin më të respektuar që jep komuna.
    Nder, respekt, mirënjohje dhe falënderim i pakufishëm për gjithçka që po bën i respektuari dhe i nderuari, biri i këtij vendi – Ukë Hashim Salihu./shefik sadiku/rajonipress/