ARKATANA

‘Ujqit e vjetër përsëri bashkë’, çfarë po përgatitet në prapaskenë për Kosovën?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

E kur është shpërndarë Kuvendi i Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, tashmë shume parti i kanë vendosur njëra-tjetrës vija të kuqe për koalicionet dhe bashkëqeverisjen në të ardhmen. Por sipas analistëve politikë, koha e ka dëshmuar se menjëherë pas zgjedhjeve, ato thyejnë premtimet e tyre dhe bëhen përsëri bashkë. Analistët alarmojnë se mund të përsëritet edhe në këto zgjedhje ky skenar, ku Kosova është në rrezik që përsëri të përfundojë në duart e një koalicioni kriminal dhe zhvatës, siç ishte ky i fundit.

“Përsëri do ta kemi një koalicion servil që mbështet marrëveshjet e Brukselit dhe poashtu një koalicion kriminal, gjegjësisht një koalicion zhvatës që luan bixhoz me kufijtë e shtetit dhe interesin e qytetarëve. “Vijat e kuqe” që i vënë njëra-tjetrës partitë e kriminalizuara, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim i radhës për qytetarët”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Me 89 pro, 1 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.

E kur është shpërndarë Kuvendi i Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, tashmë shume parti i kanë vendosur njëra-tjetrës vija të kuqe për koalicionet dhe bashkëqeverisjen në të ardhmen. Por sipas analistëve politikë, koha e ka dëshmuar se menjëherë pas zgjedhjeve, ato thyejnë premtimet e tyre dhe bëhen përsëri bashkë. Analistët alarmojnë se mund të përsëritet edhe në këto zgjedhje ky skenar, ku Kosova është në rrezik që përsëri të përfundojë në duart e një koalicioni kriminal dhe zhvatës, siç ishte ky i fundit.

“Edhe zyrtarisht shkoi qeveria e minorancës, por më e madhja e pasluftës e mbipopulluar me militant partiakë, familjarë, kushëri, teze e dajallar, për t’i lëshuar vendin një qeverie të mazhorancës që prioritet ka korrupsionin, krimin e organizuar dhe nepotizmin! Mirëpo, kjo aspak nuk do t’i prish punë bashkësisë ndërkombëtare deri në momentin e arritjes së marrëveshje finale me Serbinë.

HW

Më pastaj mund edhe të ndryshojnë gjërat, mirëpo deri atëherë çdo gjë do të jetë e lejuar në vendin tonë, përveç ndryshimit. Rënia e sinkronizuar e kësaj qeverie është paralajmërim i zgjedhjeve të kurdisura, të cilat do të prodhojnë një qeveri të zgjeruar me aktorë të njëjtë”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “kosova Sot Online”.

Sipas tij, vija e kuqe që i vënë njëra-tjetrës partitë politike, janë vetëm një mashtrim i radhës për qytetarët.

“Pra, përsëri do ta kemi një koalicion servil që mbështet marrëveshjet e Brukselit dhe poashtu një koalicion kriminal, gjegjësisht një koalicion zhvatës që luan bixhoz me kufijtë e shtetit dhe interesin e qytetarëve. “Vijat e kuqe” që i vënë njëra-tjetrës partitë e kriminalizuara, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim i radhës për qytetarët”, deklaron Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij,i vetmi ndryshim pas këtyre zgjedhjeve, do të jetë bashkimi në koalicionin kriminal i subjekteve që kanë sunduar në Kosovën e pasluftës.

“Mos arritja e një marrëveshje parazgjedhore mes subjekteve opozitare, e lë të hapur mundësinë e një marrëveshje të fshehtë mes partnerëve të vjetër. “Ujqit e vjetër” do të bëhen përsëri bashkë në zhvatjen e shtetit dhe plaçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve). Edhe pas zgjedhjeve të parakohshme, do të vazhdojë keq-qeverisja, korrupsioni dhe krimi i organizuar, sikurse që do të vazhdojë sundimi i rendit dhe ligjit nga bandat partiake. Qytetarëve që nuk janë pjesë e tyre u mbetën vetëm dy rrugë-të heshtin ose të ikin sa më larg nga Kosova”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Florim Zeqa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.