Eko Higjiena

Ujkanit i vjen rasti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Pas gati dhjetë muajve pritje Samir Ujkani më në fund do të jetë titullarë. Lëndimi i Stefano Sorrentinos, i ka dhënë mundësin portierit vushtrrias që ndeshjet me Palermon, të paktën një muaj, t’i nis nga minuta e parë.

Reprezentuesi i Shqipërisë u aktivizua në ndeshjen që Palermo e fitoi përballë Regginas me rezultat 2:0. Ai u inkuadruar në fushë në minutën e 66-të, në vend të Sorrentinos së lënduar.

Mobi Casa

“E ndjej vetëm shumë mirë fizikisht. Tash do ta kem rastin të luaj nga fillimi dhe t’i tregoj vlerat e mia”, ka deklaruar Ujkani për Express.

Ndërkohë, vushtrriasi ka marrë përkrahje edhe nga Sorrentino. Ky i fundit ka thënë se ekipi sicilian është në duar të sigurta.