Ujkani te Kosova, nxehet De Biasi
Pranimi i ftesës së trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaki, nga Samir Ujkani nuk duket se është pritur mirë jo vetëm nga Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe nga trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi.
Mësohet se ky i fundit është shqetësuar dhe nervozuar njëkohësisht më së pari me faktin se lojtari nuk është konsultuar fare me teknikun dhe federatën për këtë vendim, kjo nisur edhe nga fakti se Ujkani është pjesë e ekipit tonë përfaqësues, shkruan Panorama-Sport.
Pavarësisht se në ndeshjet e gjysmës së dytë të sezonit të kualifikimeve për Botërorin “Brazil 2014” ai ishte veçse zëvendësuesi i Berishës. Natyrisht, kjo erdhi jo vetëm për shkak të formës së shkëlqyer të portierit aktual të Lazios, por edhe prej performancës nën nivel të Ujkanit, sidomos në ndeshjen ndaj Islandës në Tiranë.


