Fundamenti

Ujkani s`e di nëse do të mbetet në Palermo

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Samir Ujkani nuk e di ende nëse do të mbetet në Palermo, pasi u rikthye nga huazimi prej gjashtë muajsh tek Chievo, ku nuk la gjurmë, pasi nuk iu dha rasti.

Portieri kosovar do të preferonte të qëndrojë në klubin sicilian, por thotë se e ardhmja e tij është e paqartë ende.

UBT

“Jam në Shqipëri dhe nuk jam përballur ende me argumentin që lidhet me të ardhmen time. Është e sigurt se për momentin do të kthehem në Palermo, por më pas të shohim”, deklaroi ish portieri i Anderlechtit dhe Novarës për uebfaqen italiane mediagol.it.

“Palermo ka pesë portierë dhe kjo është e çuditshme. Të shohim se si do të shkojë. Është e qartë se, nëse klubi do të llogariste në mua, do të isha i nderuar, por ende nuk ka asgjë të re”, përfundoi përfaqësuesi shqiptar.