Ujkani kthehet te Palermo

Portieri kosovar i Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, pritet të rikthehet tek ish-skuadra e tij Palermo, për sezonin 2013-14 në Serie B.
Palermo fundjavën e kaluar edhe zyrtarisht humbi statutin e skuadrës së Serie A dhe sezonin e ri do të luajë në Serie B.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, nuk ka ndërmend të investojë shumë te ekipi sicilian andaj po mendon të kthejë disa nga futbollistët që i ka dhënë në huazim te ekipet tjera.
Një nga ta është edhe Ujkani që nga janari ishte pjesë e Chievos. Kontrata e tij e huazimit me Chievon përfundon më 30 qershor të këtij viti.(tribuna)