RCCOLA

Uji vërshon e rrënon gjithçka në zhveshtoret e FC Dritës e SC Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dy klubet e qytetit të Gjilanit, FC Drita e SC Gjilani janë në hallë të madh me stadium. Këto dy klube përpos që nuk po munden ta shijojnë stadiumin e qytetit, ato po kanë edhe dëme të mëdha financiare që është shumë vështirë ti kapërdish. Tani e një vit këto dy klube i detyruan që ta braktisin shtëpinë e zhveshtores në stadium, duke i mashtruar se shumë shpejtë do të ndërtohen të rejat por ato mbetën vetëm premtime elektorale dhe asgjë më shumë.

Për të zgjidhur problemin kryesit e këtyre dy klubeve u dakorduan që të bëjnë një investim rreth 30,000 euro nën shkallët e stadiumit për ti ndërtuar zhveshtoret, edhe pse që nga fillimi nuk i kishte përmbushë nevojat elementare, por për klubet ishte e vetmja zgjidhje.

Shiu në orët e vona të mbrëmjes që kaploi qytetin e Gjilanit, këto zhveshtore i vërshon dhe i shkatërron edhe muret të cilat ishin ndërtuar. Uji në zhveshtoret e këtyre dy klubeve kishte arritur nivelin gjerë në një metër duke i larguar jashtë përdorimit çdo gjë që ishte aty. Dëmi i shkaktuar konsiderohet me mija euro: fanellat, kompjuterët, tavolinat e punës, banjot, makinat e larjes e shumë orendi të tjera i ka bërë të pa përdorshme.

UBT

Gjerë sa ishim ne në këto zhveshtore shumë futbollist të Dritës kishin ardhur për të parë nga afër gjendjen katastrofale dhe për të parë fanellat e tyre e këpucët sportive të tyre për ti marrë me vete për ti aftësuar për ndeshjet e ardhshme.

Zhgënjyese ishte se askush gjerë më tani nga Komuna apo nga Departamenti i Sportit të Gjilanit nuk i kishte vizituar këto zhveshtore, ndërsa dëmi konsiderohet të jetë afro 10.000 euro. Odiseja e dy klubeve të qytetit të Gjilanit po vazhdon ende, pasi u larguan nga fusha e futbollit, u shkatërruan zhveshtoret, u dëmtuan me mija euro dhe askush nuk jep përgjegjësi. Këtë nuk e meritojnë këto dy klube pasiqë këto klube po na bëjnë krenar jo vetëm në futbollin e Kosovës por edhe në garat Evropiane./rajonipress/