Fundamenti

Uji – varësia e re në mesin e femrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Varësia e re ka filluar të ndikojë midis femrave dhe, ndonëse nuk duket se është e rrezikshme, nuk është edhe aq e dobishme.

Uji është bërë simbol i shëndetit dhe i bukurisë në mesin e femrave, ndërkaq shumë yje vazhdimisht theksojnë që pikërisht uji i zakonshëm ka meritë për pamjen e tyre rinore dhe për lëkurën e bukur.

Psikologu i Universitetit të Glazgovit, Robert Braun, thotë se nuk është e mundshme të krijohet varësia e vërtetë nga uji siç është fjala për drogat, apo në disa raste kjo është formë e çrregullimit posesiv-kompulsiv.

UBT

Ai shpjegon se obsesioni i tillë njerëzve u jep ndjenjën e lehtësimit, sepse mendojnë që i kanë gjërat nën kontroll dhe nuk rrezikohen nga ndonjë katastrofë e re jetësore.

Uji gjithsesi është i rëndësishëm për shëndet të mirë. Ruan organet tona dhe ndihmon që materiet ushqyese në trup të arrijnë aty ku është e nevojshme dhe i eliminon materiet e dëmshme.

Specialistja kryesore e dietës në spitalin londinez “St. George”, Ketrin Kolins, tërheq vërejtjen që uji i tepërt dëmton zemrën. “Nëse shkoni të urinoni rreth tri herë në ditë, me siguri keni pirë sasinë e mjaftueshme të ujit. Mirëpo, nëse urinoni dhjetëra herë në ditë, atëherë nga organizmi ju humbni vitaminat, siç janë vitamina C dhe vitamina e grupit B, thotë Kolins. /Telegrafi/